-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi te “Top Channel”/ Policia ndalon ish-dhëndrin e viktimës. Ç’ bënte ai në Vlorë në orën 03:00?

Kryesoret

Ngjarja e rëndë e ndodhur pak pas mesnatës se djeshme në ambientet e televizionit “Top-Channel”, ku mbeti i vrarë roja i këtij televizioni Pal Kola, për momentin ka në verifikim vetëm dy persona. Atentati që i mori jetën 60-vjeçarit Kola dhe dëmtoi rëndë fasadën prej xhami të këtij televizioni, ka krijuar bindjen se është organizuar nga një grup kriminal.

Por pavarësisht këtyre dyshimeve, aktualisht policia kriminale është duke “testuar” besueshmërinë e dy personave nga qyteti i Shkodrës. Dy personat janë ndaluar në orën  03:00 të mesnatës, dy orë pas ndodhjes së ngjarjen në ambientet e “Top-Channel” në Tiranë.

Ndalimi i tyre është kryer në ikje e sipër, ku një patrullë e skuadrës “Shqiponja” ndaloi makinën. Për shkak se dy personat nga qyteti i Shkodrës kanë dhënë dëshmi kontradiktore, ata janë shoqëruar në ambientet e policisë.

Vetëm në orët e mëngjesit, policia kriminale ka zbuluar se njëri nga personat e ndaluar rastësisht në orët e mesnatës në Vlorë, është ish-dhëndri i viktimës Pal Kola.

Personi që po verifikohet tashmë, është Roberto Papçi nga qyteti i Shkodrës, nga Bicaj i Pukës dhe se dy vite më parë është divorcuar nga vajza e njeriut që mbeti viktimë në parkimin e televizionit “Top-Channel”.

Sipas burimeve të policisë, çifti ka pasur konflikte për ndarjen dhe kujdestarinë e fëmijëve, por deri në këtë fazë të hetimit kjo mbetet vetëm si pistë për tu hetuar. Para oficerëve të policisë, Papçi ka dhënë dëshmi të shkurtër, duke treguar se ka shkuar në Vlorë për qejf.

Të dyve personave u është bërë testi i faktorëve plotësues. Me qëllim gjetjen e grimcave të barutit të djegur në duar dhe rrobat e tyre. Ndërkohë 4 aparatet telefonike të sekuestruar dy personave po i nënshtrohen një ekzaminimi kompjuterik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit