-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy të vrarët për një fjalë goje në Kavajë

Kryesoret

Dy persona, Armand Gosa dhe Sali Rexha, të dy nga 43-vjeç do të përcillen sot për në banesën e fundit. Vranë njëri tjetrin pasditen e djeshme në Kavajë. Paraprakisht, policia nuk ka asnjë pistë hetimi konkrete. Bazuar te fjalët e fqinjëve dhe dëshmitarëve në vendin e ngjarjes dyshohet se gjithçka ka nisur për një fjalë gojë.

Dy viktimat kishin lënë takim për t’u sqaruar dhe konflikti mes tyre degradoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit dhe thikës. Banorë të zonës thonë se Armando Gosa dhe Sali Rexha kohët e fundit kishin vazhdimisht konflikte verbale me dhe debatonin sa herë që përballeshin me njëri-tjetrin. Mbrëmjen e së mërkurës ata u takuan në një lokal te vendi i quajtur Kthesa e Valutës.

Dy 43-vjeçarët fillimisht kanë debatuar në ambientet e brendshme të lokalit dhe më pas konflikti ka vijuar edhe jashtë. Në sherr e sipër Armando Gosa qëlloi me thikë Sali Rexhën i cili ishte bashkë me djalin e tij të mitur. Rexha i është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me armë zjarri pistoletë. Të dy nuk mundën që t’u mbijetonin plagëve të marra duke humbur jetën.

Të dy viktimat me precedentë kanë jetuar në Itali dhe hetuesit po hetojnë edhe të kaluarën e tyre në shtetin fqinj për të parë nëse kanë patur aty ndonjë konflikt mes tyre. Policia i ka shtuar dyshimet edhe për faktin se të dy 43-vjeçarët e kishin ndërruar emrin në Gjendje Civile.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit