Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar sot prokurorisë që të nisë hetimet për dokumentet që kanë dalë në media dhe aludimet për lidhjet e Monika Kryemadhit me oligarkë rusë.
Në një postim në rrjetet sociale pas ironisë dhe një fjalie në gjuhën ruse, kreu i qeverisë shkruan se verifikimi i këtyre parave të pista që janë financuar do të shërbejë si prova që drejtësia nuk funksionon me dy standarde siç përflitet rëndom.
“Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare! Ах, рубли, рубли, каким большим дьяволом всегда были…
Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ofshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë ofshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet…” shkruan Rama.
Gjithashtu edhe Taulant Balla kërkoi që prokuroria të veprojë sa më shpejt. “Kryemadhi duhet të kishte dalë e t’i sqaronte. Si ka mundësi që gjendesh në dokumente të tilla. K
anë dalë dhe aksionerët që janë në listat e zeza të SHBA për shkak edhe sanksioneve të vendosura pas agresionit rus dhe më e rëndësishme është subjekti i deklarimit. Në cilin vend të Europës do të dilte një politikan i këtij niveli dhe si bashkëshortë e presidentit të Republikës kur ka një llogari në off-shore” tha ai.