Policia po vijon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë të regjistruar më 12 marsit në zonën e “Don Boskos”, ku mbeti e vdekur Mimoza Paja dhe i plagosur Sahit Murati, xhaxhai i Fatjon Muratit. Pista kryesore lidhet me dyshimin që pas atentatit të jenë njerëzit e Ervis Martinajt.
Ditën e sotme policia ka nisur një operacion blic në qytetin e Vlorës pas një urdhri të lëshuar nga prokurori Ardiano Durmishi. Ata kanë kryer kontrollin e 20 apartamenteve në qytetin e bregdetar si dhe në disa banesa të personave në kërkim në qytetin e Shkodrës, Lezhës dhe Laçit.
Qëllimi i kontrolleve, ishte kapja në befasi e personave me precendentë kriminalë në qytetin e Vlorës dhe që janë pjesë e grupeve kriminale në këtë zonë.
Nga 20 kontrollet e ushtruara, mësohet se vetëm në një nga banesat policia ka arritur të gjejë armë dhe një shumë monetare prej 39 mijë euro.
Policia e Vlorës shpalli në kërkim 33-vjeçarin Rodrigo Shemsho alias Juxhin Orhan. Ky i fundit rezulton person me precedent penalë kundër personit dhe mbajtjes pa leje të armëve.
Ndërsa kontrollet e policisë kanë vijuar dhe tek banesa e një personi tjetër me precedentë penalë si Florian Alliaj, që në Vlorë njihet me nofkën “Loni Kuqo”.