Policia britanike arrestuar një 35-vjeçar shqiptar pasi zbuluan një “shtëpi bari” me më shumë se 300 rrënjë kanabisi.
35-vjeçari shqiptar, Renald Pire ishte ai që kujdesej për lëndën narkotike. Ai ka rrëfyer për autoritetet se ishte i përfshirë në trafikun e drogës, në kohën kur ndodhej në një kamp emigrimi në Londër, ku edhe ishte takuar me një grup shqiptarësh.
Ata i kishin dhënë 7000 £, ndërsa theksoi se duhet të shlyente edhe borxhin që kishte ndaj tyre.
Grupi kriminal kishte përshtatur ambientin për rritjen e kanabisit, gjithashtu policia theksoi se ky ishte operacioni më i madh që ishte zbuluar në luginën Swansea.