-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në “aksion” në Shqipëri, Anglia sjell punonjës me mision të veçantë për emigracionin

Kryesoret

Politikat angleze për të ndalur emigracionin sa vinë dhe po bëhen më serioze dhe konkrete.

Në një artikull të fundit të publikuar nga Mirror bën me dije se qeveria britanike do të dërgojë këtë javë për vizitë në Shqipëri disa punonjës bamirësie.

Mësohet se arsyeja e kësaj vizitë është përpjekja për të mësuar pse kaq shumë të rinj shqiptarë emigrojnë drejt Anglisë.

Studiuesit nga Fondacioni Sanctuary të udhëhequr nga Dr. Krish Kandiah janë vendosur për një “mision gjetës të fakteve”, duke kërkuar të gjejnë mënyra për të dekurajuar të rinjtë që të mos bëjnë udhëtimin e rrezikshëm.

Ata do tentojnë që të gjejnë mënyra për të ndihmuar zonat e varfra të vendit, kështu në mënyrë që të rinjtë të shohin një të ardhme në Shqipëri.

Rreth 12,301 njerëz nga Shqipëria erdhën në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla përgjatë kanalit vitin e kaluar. Dhe nga mijëra të rinjtë që kanë hyrë në sistemin e referimit të qeverisë, 90% thonë se janë viktima të skllavërisë moderne.

Dr Kandiah, i cili më parë ka jetuar në Shqipëri për tre vjet, tha se shpreson të zbulojë se çfarë mund të bëjnë shoqëria civile, grupet e besimit dhe Fondacioni Sanctuary për të inkurajuar të rinjtë shqiptarë që të qëndrojnë të sigurt në Shqipëri në vend që të bëjnë udhëtime të rrezikshme duke kaluar kanalin me varka të vogla.

Udhëtimi, i cili do të nisë të martën do të bëjë që Dr Kandiah të presë një tryezë të rrumbullakët në Tiranë me drejtues të shoqërisë civile, besimtare si dhe do të takohet me të rinjtë që jetojnë në kryeqytet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit