-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga sot paga minimale shkon në 400 mijë lekë të vjetra!

Kryesoret

Duke nisur nga sot hyn në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pagës minimale. Kështu, duke iu referuar shifrave, paga minimale do të shkojë nga 340 mijë lekë të vjetra, në 400 mijë lekë të vjetra. Ky vendim u lakua 1 muaj më parë kur u mor edhe vendimi nga Këshilli i Ministrave.

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së këshillit të ministrave tha në 1 mars se kjo rritje nuk bëhet për fushatë elektorale, ndërsa shtoi se synojnë tjetër rritje.

“Ka një rritje për 6000 lekësh, 17% më e lartë se paga që është në treg. Kjo pagë do t;i atribuohet si sektorit privat dhe atij publik. Nga data 1 prill paga minimale do të ketë rritje. Ne kemi ndërhyrë dy herë në pagën minimale, me qëllim që të mitizojmë krizën. Është një numër i konsiderueshëm punonjësish me pagë minimale. Në tre vitet e ardhshme synojmë që paga minimale të mos jetë më e ulëta në rajon. Arsyeja tjetër është se ne nuk duam t’iu shtojmë kosto shtesë biznesit. Kjo nuk është një politikë që bëhet për zgjedhjet”, tha ministrja 1 muaj më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit