-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tuchel nis mbarë në Alliaz Arena, Bayern fiton sërish kreun e renditjes

Kryesoret

Bayern Munichi ka arritur të fitojë në ndeshje shumë të rëndësishme kundër Borussia Dortmund në Alliaz Arena.

Fitore e cila e rendit sërish në krye të renditjes duke u ndjekur nga Dortmund e cila nuk arriti të merrte fitoren. Ndeshja përfundoi me rezultatin 4-2, ku Muller ishte protagonist i 2 golave të rëndësishëm.

Avantazhi i Bayern nisi nga një gafë e portietit të Dortmund në minutën e 13 i cili doli nga zona e tij për të kapur topin gje e cila nuk ndodhi. Kobel u ngatërrua dhe largësia nga porta nuk i mundësoi që të rikuperonte gabimit pasi topi shkoi menjëherë në portë.

Rezultati i avantazhit me një gol nuk zgjati shumë pasi pak çaste më pas Thomas Muller shënoi në minutën e 18.

Po Muller në minutën e 23 shënoi një tjetër gol duke e dërguar rezultatin në 3-0.

Kingsley Coman ishte ai që mbylli golat e bavarezëve për ndeshjen duke shënuar në minutën e 51.

Ndërsa për Dortmundi golat nisën në minutën e 72 ku Emre Can për mes një penalltie arriti të gjente portën. Më pas në minutën e 90 Donyell Malen gjeti sërish portën po më kot pasi Bayern e siguroi fitoren me 2 gola më shumë.

Bayerni pas kësaj fitore ka 53 pikë në krye të tabelës, tani një më shumë se Borussia Dortmundi që bie në pozitën e dytë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit