-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Tornado godet SHBA, 3 viktima dhe dhjetëra të plagosur!

Kryesoret

Një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një tornado goditi SHBA. Torandoja shkaktoi shembjen e një çatie teatri në Illinois dhe 28 persona janë dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Rreth 260 persona ishin brenda teatrit Apollo, Belvidere, kur çatia u rrëzua në orën 19:55 me orën lokale, tha departamenti lokal i zjarrfikësve.

Një seri tornadosh të egër shpërthyen disa shtete amerikane të premten, duke vrarë të paktën tre persona në total. Dëme të shumta u raportuan në pjesë të jugut dhe të mesperëndimit – me shtetet e Arkansas dhe Missouri që shpallën gjendje të jashtëzakonshme. Dhjetëra mijëra mbetën pa energji elektrike.

Një tornado e madhe shpërtheu kryeqytetin e shtetit të Arkansas, Little Rock, duke rrokullisur makina, duke thyer çati dhe duke rrëzuar pemë. Të paktën 24 persona u plagosën, sipas kryebashkiakut të qytetit. Guvernatorja e shtetit, Sarah Huckabee Sanders, konfirmoi vdekjen e dy personave në qytetin Ëynne, rreth 100 milje (170 km) nga Little Rock.

Më shumë se 40 raporte për tornado u bënë në gjashtë shtete të premten mbrëma, sipas Qendrës së Parashikimit të Stuhive të qeverisë amerikane. Disa fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Çikagos O’Hare u vonuan ose u anuluan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit