-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i serbit në Kosovë, Daçiç: Një krizë e re e prodhuar nga Prishtina

Kryesoret

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç tha të dielën, më 2 prill se përmes arrestimit të serbëve në Kosovë, Qeveria e Kosovës dëshiron ta destabilizojë gjendjen dhe t’i shmangë detyrimet që ka ndërmarrë përmes marrëveshjes së Ohrit.

“Është shumë e qartë se një situatë e vjetër është në horizont, dhe një krizë e re e prodhuar nga Prishtina,” tha Daçiç.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të “reagojë urgjentisht” dhe të bëjë presion mbi autoritetet në Prishtinë për ta parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Daçiçi e dha këtë deklaratë pas takimit të Byrosë për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë të Serbisë, një ditë pasi policia e Kosovës arrestoi një pjesëtar të komunitetit serb në Mitrovicën e Veriut në kuadër të një aksioni për luftimin e krimit të organizuar dhe parandalimin e kryerjes së veprave kriminale.

Ndërkohë, Policia e Kosovës bëri të ditur të dielën se gjatë natës së 2 prillit, disa zyrtarë policor janë sulmuar në Mitrovicë të Veriut me mjet shpërthyes.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ranë dakord në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars se do të vazhdojnë me zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Zyrtarët evropianë kanë thënë se marrëveshja e Ohrit, edhe pse e panënshkruar, është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët.

Personi me nacionalitet serb i arrestuar të shtunën dyshohet për disa vepra penale, përfshirë këtu pjesëmarrje në një sulm ndaj një njësie të Policisë së Kosovës, “pjesëmarrje apo organizim të grupit të organizuar kriminal”, “vrasje në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj zyrtarit gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit