Operacioni u krye nga oficerët e policisë Citta di Castello. Të riut shqiptar iu gjetën 3 kg e 400 gram kokainë me vete ndërsa pas arrestimit të tij policia ka kryer kontrolle edhe në shtëpinë e tij.
Gjatë kontrollit në banesë u gjetën 50 gramëve kokainë, të cilat ishin të ndara në doza. Gjatë kontrollit u gjetën peshore precize, lëndë përzierëse dhe materiale ambalazhi.
24-vjeçari u arrestua me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin dhe u transferua në burgun e Capanne në dispozicion të organeve gjyqësore.
Hetimet janë ende në vijim.