-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy konflikte! KAS zyrtarizon çarjen e PS-së në Sarandë

Kryesoret

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar ankimimin e Partisë Socialiste për të mos regjistruar në zgjedhje kandidatin e pavarur në Sarandë Gjergji Mërkuri.

Me një vendim unanim të 5-të anëtarët e KAS-it, kanë vendosur se pretendimi i Partisë Socialiste nuk mbron asnjë interes të ligjshëm për kundërshtimin e vendimit të KZAZ për miratimin e kandidatit të pavarur Gjergji Mërkuri.

Mërkuri ka bërë edhe një kallëzim penal në prokurori ndaj kryetarit të Partisë Socialiste në Sarandë Eleron Gjoni, për pengimin e garimit në zgjedhje.

Në kallëzim janë paraqitur prova për kërcënime ndaj firmëtarëve për të rekovuar mbështetjen ndaj kandidatit të pavarur.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar pretendimet e Partisë Socialiste duke, legjitimuar kandidmin e Mërkurit në zgjedhje.

Kjo është çarja e dytë e PS-së, pasi pak javë më parë një pjesë e bazës doli kundër kandidatit Olti Caci, që Blendi Klosi çoi nga Tirana për të kandidatuar në Sarandë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit