Jakup Krasniqi është përlotur teksa avokati i Thaçit, Gregory Keohe, foli për krimet serbe në Kosovë dhe civilët që po vuanin.
Sot, në ditën e dytë të gjyqit, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka nisur deklaratat hyrëse për rastin e ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, nisi deklaratën e tij duke thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar për atdheun dhe ekzistencën e tyre.
Ndërkohë një ditë më parë prokuroria tha se katër të akuzuarit kishin themeluar një “ndërmarrje të përbashkët kriminale” që gjatë periudhës së luftës kishte shënjestruar personat që i ka konsideruar kundërshtarë të UÇK-së.
Në ditën e parë të gjyqit u shfaqën prova të prokurorisë në formë të komunikatave të UÇK-së, intervistave televizive, dokumentarëve e shënimeve personale të disa prej të akuzuarve.











