Policia ka arrestuar Afrim Xhetanin 52-vjeç, banues në fshatin Derjan, pasi mbante armë pa leje në banesë. Uniformat blu bëjnë me dije se të arrestuarit në banesë iu gjetën 2 armë gjahu dhe një pistoletë pa leje.
Afrim Xhetani, 52 vjeç, banues në fshatin Derjan, Mat.
Shërbimet e Policisë i gjetën të fshehura një armë zjarri pistoletë dhe dy armë gjahu ‘Çifte’, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.”,– njofton policia.









