-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përdhunimi i 19-vjeçares shqiptare në Greqi, arrestohet 30-vjeçari, reperi grek ‘ia mbath’ me të dashurën

Kryesoret

Policia është në kërkim të gjurmëve të reperit të njohur dhe partneres së tij 23-vjeçare, pasi një studente 19-vjeçare nga Shqipëria ka denoncuar se është përdhunuar nga muzikanti 24-vjeçar dhe miku i tij, në një hotel në Rethymnon në orët e para të së hënës.

Ky është reperi grek i akuzuar për përdhunimin e shqiptares në Greqi

Pasditen e djeshme policia ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar në portin e Heraklionit teksa po përgatitej të hipte në skafin e nisur për në Pire. Ndërsa reperi 24-vjeçar dhe partnerja e tij 23-vjeçare, janë shpallur në kërkim.

E rëndë në Greqi, 19-vjeçarja shqiptare përdhunohet nga 3 persona

24-vjeçari, edhe pse jo i identifikuar me emër, konsiderohet si një nga yjet më të mirë të skenës greke të repit për momentin dhe është djali i një këngëtari të njohur hip-hop dhe artisti tatuazhesh, i cili u gjet i vdekur në dyqanin e tij në vitin 2011.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit