Një 19-vjeçare me origjinë nga Shqipëria ka akuzuar një reper grek dhe një 30-vjeçar shqiptar për përdhunimin e saj në një hotel në Rethymno të Kretës.
Reperi grek i akuzuar për këtë ngjarje është një emër i njohur për policinë greke dhe jo vetëm. Ai është djali i një këngëtari të njohur hip-hop-i dhe artisti tatuazhesh, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në vitin 2011. Një vit më parë ai është arrestuar pasi u shfaq duke mbajtur një automatik në duar, në një dokumentar të British Vice në Menidi.
Policia greke ka ngritur një procedim penal për reperin dhe dy bashkëpunëtorët e tij, e dashura 23-vjeçare dhe kolegu i tij shqiptar. Ky i fundit u arrestua në portin e Heraklion, Kretë, mbrëmjen e së hënës, pak para se të hipte në një skaf. Para autoriteteve ai ka mohuar ngjarjen e rëndë dhe akuzat e 19-vjeçares shqiptare.
E rëndë në Greqi, 19-vjeçarja shqiptare përdhunohet nga 3 persona
Në mediat greke thuhet se raportin mjeko-ligjor nuk janë gjetur prova, por nuk përjashtohet mundësia e përdhunimit pasi vajza shqiptare ka deklaruar se ka qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa kishte pirë edhe një cigare hashashi para se të ndodhte ngjarja.
Vajza ishte duke u argëtuar me miqtë e saj në një koncert ku këndonte reperi mbrëmjen e së dielës. Pas përfundimit të koncertit ata shkuan për darkë dhe në orët e para të mëngjesit, e dashura e reperit ka ftuar shqiptaren në hotelin ku ata qëndronin. Aty ishte edhe reperi dhe shoku i tij shqiptar.









