-sidi education-spot_img
26.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Publikohen aktakuzat që rëndojnë mbi Donald Trump!

Kryesoret

Donald Trump është bërë presidenti i parë që akuzohet për vepër penale, duke shënuar një kapitull të ri në historinë amerikane. Ai është deklaruar i pafajshëm për 34 akuza.

Ja disa nga aktakuzat kryesore ndaj tij
Nga gushti 2015 deri në dhjetor 2017, Trump dyshohet se orkestroi skemën për të fshehur informacione që mund të dëmtonin fushatën e tij në zgjedhjet presidenciale përmes një sërë pagesash false.

U deklarua jo fajtor për 34 akuza, Trump largohet nga gjykata

American Media Inc dyshohet se i ka paguar 30,000 dollarë një ish-punonjësi të Trumpit, i cili pretendonte se kishte dijeni mbi një histori për një fëmijë që Trump kishte jashtë martese

Në akuzën e dytë, AMI dyshohet se i ka paguar 150,000 dollarë një gruaje që pretendonte se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Trump.  Kur Trump urdhëroi një avokat që të rimbursonte AMI-në në para, një avokat special i tregoi atij se pagesa duhet të bëhej nëpërmjet një kompanie offshore dhe jo me para cash. AMI përfundimisht nuk pranoi rimbursimin pasi u konsultua me avokatin e tyre;

Në akuzën e tretë, 12 ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme presidenciale, këshilltari special i Trump dërgoi 130,000 dollarë për një avokat për një aktore filmash pornografikë

Pasi fitoi zgjedhjet, Trump e rimbursoi avokatin special përmes një sërë pagesash mujore, fillimisht nga fondi i TIJ dhe më vonë nga llogaria e tij bankare. Në total janë lëshuar 11 çeqe për qëllime të dyshimta

Nga gushti 2015 deri në dhjetor 2017, Trump dyshohet se ka orkestruar një skemë për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 duke identifikuar dhe blerë informacione negative rreth tij për të mos lejuar publikimin e tyre

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit