Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç pas takimit të zhvilluar në Bruksel me zëvendëskryeministrin e parë i Kosovës, Besnik Bislimi është shprehur se për herë të parë në vitet e fundit janë bërë hapa konkret për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.
“Është e rëndësishme që ne të bisedojmë sepse kjo është një mënyrë për ta ruajtur paqen dhe serbët në Kosovë si dhe për normalizimin e raporteve. Diskutuam se si ta zbatojmë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, sepse ai ishte obligimi i parë për të cilin u pajtuam në Ohër dhe sot për herë të parë si pjesë e diskutimeve trilaterale,” u shpreh Petkoviç.
“Diskutuam për hapat më konkretë drejt formimit të ASK-së dhe se çfarë duhet të bëj ekipi menaxhues, në pajtim me marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015”, ka shtuar ai.
Petkoviç ka thënë se se deklarata për të zhdukurit në lufta është vendosur dhe do të miratohet në një takim të nivelit të lartë.
“Bëmë kujdes të veçantë me kushtet dhe nuk e pranuam termin e përmendur si Koventa e të Zhdukurve me Dhunë, për të mos dëmtuar interesat e Serbisë”, ka theksuar ai.









