-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Duart lart”! Kush është i riu i armatosur që “rrethoi” policia në Tiranë?

Kryesoret

Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesnata”. I arrestuari është M.H. 23-vjeç. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në Selitë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Mesnata”.

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 23 vjeç, banues në Tiranë. Në Selitë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. H., dhe gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale” njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit