Autoritet italiane kanë bërë të mundur arrestimin e një 40-vjeçari shqiptar i cili ishte në kërkim ndërkombëtar në aeroportin e Vjenës.
Shqiptari ishte dënuar më parë për vepra të ndryshme të lidhura me drogën.
Ai i shpëtoi arrestimit në dhjetor 2015 dhe që atëherë ka qenë në arrati. Ai u arrestua pasi zbriti në aeroportin Schwechat të Vjenës, thuhet në një njoftim të policisë italiane.
Hetimet në Itali zbuluan se shqiptari kishte ndryshuar identitetin e tij, duke marrë letra false dhe kishte gjetur strehim fillimisht në qytetin spanjoll të Granadës dhe më pas në Shqipëri.
Kohët e fundit, shqiptari kishte udhëtuar vazhdimisht për në Austri, shkruan nachrichten.at.
Prokurori publik i Firences, përgjegjës për hetimin, lëshoi një urdhër arresti evropian. Pasi shqiptari kishte rezervuar një fluturim për në Vjenë, është vënë në alarm policia kufitare austriake.
Pas zbritjes në aeroport, shqiptari u arrestua. Karabinierët nuk kanë bërë të ditur saktësisht se kur ka ndodhur arrestimi.
I arrestuari pritet të ekstradohet nga Vjena drejt Italisë. Në Itali ai do të vuajë dënimin me tre vjet e dy muaj për shitje droge.