Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar takim me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan ku më pas foli edhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë një konferencë për media të mbajtur pas takimit Vuçiç u shpreh se janë duke u përpjekur që të rregullojnë marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
“Sigurisht që nuk ka dyshim që besojmë se normalizimi i marrëdhënieve mes nesh dhe Prishtinës është i një rëndësie thelbësore, që ne duhet të jetojmë pranë njëri-tjetrit dhe me njëri-tjetrin dhe të përpiqemi t’i bëjmë ato marrëdhënie shumë më të mira,” tha Vuçiç.
Presidenti serb gjithashtu shtoi se vizita e ambasadorit arab në Beograd ka një rëndësi të madhe për për shkak të vazhdimësisë në intensifikimin e dialogut politik mes dy vendeve.