Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 14 në Durrës ku ka mbetur i plagosur një person.
Mësohet se një automjet me drejtues 40-vjeçarin me inicialet L. B. është përplasur me motorin me drejtues shtetasin N. K.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.









