I ati i Kiara Titos, z. Arbër, ishte i ftuar virtualisht në “Ftesë në 5”, ai foli gjerë e gjatë për komentet, opinionistët dhe lojën e Kiarës. Ai iu referua komenteve në rrjet, duke thënë se është tejet i prekur:
“Unë jam prind dhe jam shumë i prekur për shumë e shumë gjëra, sepse “hip se të vrava, zbrit se të vrava”, kështu ka ndodhur deri tani me Kiarën. Në atë video u dha vetëm një pjesë, që dikush të kuptonte se si është e vërteta”.
“Shpërthen” babai i Kiarës: Do vij me avokatë nga Italia, kërcënon opinionistët dhe produksionin
Sigurisht, edhe për përqafimin mes Efit dhe Kiarës:
Ai theksoi se është shumë i kënaqur për pajtimin e vajzave dhe shtoi se kur Kiara doli nga shtëpia e “BBVA”, ai e kishte nxitur që ta merrte Efin në telefon.
“I thashë merre Efin në telefon dhe tha “po, e kam marrë në telefon” dhe unë s’e kuptoj pse u degjenerua si muhabet”.
Ceku hatërmbetjet që ka ndaj mendimeve të opinionistëve:
“Unë e kam me opinionistët, ta them me të drejtë. Kiara përmendet pse mban kryqin, pse s’mban kryqin, pse vishet me të zeza, pse vishet me të bardha. Kur vishet me të zeza, i thonë: ‘Pse s’u veshe me të bardha’, kur vishet me të bardha, i thonë: ‘Pse s’u veshe me të zeza’. Nuk ka një argument bindës që të thuash çfarë ka bërë Kiara”.
“Ka qarë për 3 ditë rresht”, babai i Kiarës flet për ndryshimin e së bijës
Mandej, shtoi:
“Po shikoja pak dje dhe një analist tha: ‘Kiara ka hyrë sepse s’do të fitojë Luizi’. Kjo ishte çmenduria e çmendurive. E rifutën Kiarën, i falenderoj shumë – shumë, sepse ngeli një lojë përgjysmë, sido që të jetë. Kiara nuk është se ka hyrë për të fituar, ajo e ka të sigurt që s’do të fitojë”.
Më pas, edhe se si nuk përmenden gjëra pozitive të Kiarës:
“Unë do të doja që Kiarës t’i dilte diçka pozitive nga ana e opinionistëve, sepse nuk dalin këto. Për shembull, nuk doli kur i tha Luizi – Kiarës: “O Kiara, unë nuk kam shtëpi dhe Kiara i tha, që do të punojmë të dy dhe do të blejmë shtëpi. S’u tha ndonjëherë kjo pjesë. Nuk u tha pjesa kur Luizi i tha që s’kam lekë të bëjë një këngë dhe që i tha Kiara “kam unë lekë”. Nuk dalin kurrë këto. Gjërat pozitive, nuk duhet të dalin! Ndaj kam mllef me gazetat, me ca gazetarë, por me ata do të merrem sa të dalë Kiara. Me avokatë nga Italia kam për të ardhur dhe ta shohin se ku do të përfundojnë”, tha ai, referuar edhe dikujt që kishte thënë se do të ofendonte Kiarën dhe familjen e saj.
Dha një mendim për Zhaklinën:
Pse më përpara, Zhaklina e pyeti Kiarën: ‘Pse ti s’pranon të të ndihmojë Luizi, sepse ai është burri i shtëpisë, shtylla e familjes?”. Kur i bëri pyetjen prime-n e shkuar, i tha:
“Au, jo, gratë (duhet t’ia dalin vetë). Ajo hiqet sikur mbron gratë, por zgërdhihet, më fal për shprehjen, sepse thashë një fjalë shumë të keqe”, shtoi ai.
E akuzoi për tallje ndaj së bijës, Zhaku reagon ashpër ndaj babait të Kiarës
Nënvizoi se çfarë e lëndon nga komentet e opinionistëve:
“Sikur të mos ndryshonte Kiara, njerëzit sërish do të thoshin: ‘Kjo s’ndryshon!”. Ajo është një lojë dhe në këtë pjesë të lojës, do të vazhdojë kështu që të mos goditet më Luizi. Pikë. Sepse aktualisht, të themi të drejtën, fillon e mbaron “Big Brother”, (përmenden) vetëm Kiara dhe Luizi. Domethënë, ç’janë rreth Luizit, do të përmenden. Kështu që, Kiara doli një javë jashtë dhe mori informacione, por më duket se kanë hyrë edhe banorë të tjerë që morën informacione. Për shembull, kalohen me gaz e hare ca vulgaritete që thonë ca emra që s’kanë lidhje, gjë që Kiara s’e ka bërë kurrë. Këto janë gjëra që më vrasin. Por, më vret më tepër kur qeshin opinionistët. Kjo më vret mua. Ai s’është se tha ndonjë gjë të bukur, jo po hodhi kripën, sheqerin, piperin…Këto janë ca vogëlsira që ngrenë urrejtjen kundër Kiarës”.
Tregoi gjendjen e Kiarës kur doli nga “BBVA”:
Ai tha se Kiara jashtë ka qarë 3 ditë rresht dhe ka qenë shumë e rezervuar në të folur. Arbri shtoi se Kiara i tha që mund të rihynte sërish, pasi do të bëhej një nominim dhe mund të futej sërish brenda shtëpisë.
“Vetëm qante dhe unë i thashë që të analizonte gabimet që kishte bërë dhe në fund, del që s’ka bërë gabim, sepse s’ka ofenduar njeri, s’i ka vënë gurë nën rrota njeriu. Nëse pati një reagim pak të ashpër në hyrje, ndodhi sepse ishte mbushur”, tha ai referuar gjithë komenteve në rrjet.
Gjithashtu shtoi se Kiara pa reagimet e njerëzve që mendonin se ajo ishte shumë e ftohtë ndaj Luizit. Dhe se tani, ka ndryshuar.
“Po të mos bënte reagim, do të thoshin njerëzit “Pse nuk reagoi? Kjo kështu ngeli, nuk vë mend”.
Foli edhe për lidhjen e Kiarës dhe Luizit. Duke theksuar se nuk ka një manual specifik për sjelljen e një çifti:
“Dy persona kur lidhen bashkë, nuk është se kanë një shabllon që e vendos dikush dhe duhet ta ndjekin. Nuk ka një shabllon për këtë”.