-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë mund të ndodhë pas padisë kundër ish-Presidentit Trump?

Kryesoret

Në fillim të javës prokurori i Qarkut të Manhatanit ngriti një aktpadi ndaj ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump lidhur me 34 akuza, përfshirë falsifikim të të dhënave të biznesit në Nju Jork për të fshehur rolin e tij në pagesën e bërë një aktoreje të filmave pornografikë përpara zgjedhjeve të vitit 2016.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, njofton se si akuza e paprecedentë mund të krijojë pasiguri të reja në garën presidenciale të vitit 2024.

Në historinë amerikane një ish-president nuk është përballur asnjëherë me akuza penale, aq më pak një që po garon sërish për Shtëpinë e Bardhë.

“Kjo është një fyerje për vendin tonë ndërsa bota tashmë po qesh me ne”, tha zoti Donald Trump.

Ish-Presidenti Donald Trump u akuzua këtë javë për falsifikimin e të dhënave të biznesit në Nju Jork për të fshehur rolin e tij në pagesën e bërë një aktoreje të filmave pornografik, përpara zgjedhjeve të vitit 2016.

Që nga shpallja e aktakuzës, zoti Trump grumbulloi rreth 12 milionë dollarë donacione për fushatën, duke sugjeruar se akuzat penale mund të jenë të dobishme për të, të paktën në afat të shkurtër.

“Kjo me të vërtetë krijon një atmosferë viktimizimi rreth tij, gjë që republikanët e kanë bërë kohët e fundit shenjë dalluese të partisë së tyre dhe një shenjë dalluese të strategjisë së tyre zgjedhore”, thotë këshilltarja politike, Julie Roginsky.

Pas ngritjes së akuzës, sondazhet tregojnë se zoti Trump po zgjeron avantazhin ndaj sfiduesit të mundshëm republikan, guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit