Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë të mërkurën ndeshjen e parë miqësore nën drejtimin e trajnerit të ri, Rolando Maran, duke shënuar kështu debutimin e tij zyrtar.
Para këtij dueli, Maran ka dalë në konferencë për shtyp, ku ka folur për pritshmëritë e skuadrës dhe do t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.
“Është e rëndësishme të theksoj se kam parë një disponuershmëri të madhe nga lojtarët. Janë treguar profesionistë të vërtetë. Kam shumë gjëra në mendje. Më e rëndësishme është që të jetë një skuadër funksionale. Janë dy ndeshje që masin forcën.
Në fokus është që të jemi një Shqipëri që kërkon të bëjë ndeshjen më të mirë të mundshme. Në kaq pak kohë, është e vështirë të përgatisim atë që duam në fushë. Kam parë një skuadër që është e motivuar. Të shohim si do të përkthehet në fushë. Izraeli i bën skuadrat e tjera të duken keq. Nuk duhet të japim hapësira për ta”, deklaroi Maran.
Skuadra kuqezi do të zhvillojë stërvitjen e fundit në stadiumin “Air Albania” nga ora 17:00, ndërsa ndeshja me Izraelin fillon në orën 20:00 në të njëjtin stadium.









