Ditët që lamë pas ishin me një mot të ftohtë duke rikthyer për pak momente dimrin në pranverë me disa reshje shiu dhe të vogla dëbore në lartësi.
Megjithatë duke “harruar” që jemi në pranverë, disave në Korçë u ka hyrë frika se mos dimri do të zgjasë akoma më shumë.
Tre institucione të shëndetësisë, konkretisht qendrat shëndetësore në Bulgarec, Vreshtas dhe Pojan kanë nxituar për të hapur tenderat për të blerë dru zjarri.
Relacioni specifikon që drutë duhen me urgjencë brenda 24 orëve nga momenti i lidhjes së kontratës me qëllim për të përballuar të ftohin.