-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E nxori kokën edhe “Raqka”! 1 milion Euro për gropa dhe puseta

Kryesoret

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo vetëm pak ditë pasi mori “bekimin” e Edi Ramës për të garuar për një tjetër mandat. Por garancinë duket se e kishte marrë më herët, pasi kishte filluar punën për të bindur qytetarët duke nisur nga rrugët. Së fundmi u publikua një kontratë për infrastrukturën rrugore.

Kontrata, si procedurë e nisur që vitin e kaluar, njoftohet se u firmos në datë 5 Prill dhe dje u publikua në faqen e prokurimeve publike, 7 Prill. Në këtë tender, që u kap me flamur të kuq, bashkia me firmën e kryetarit thekson se vendos në dispozicion 108.333.333 Lekë pa TVSH. Fituese u shpall shoqëria “Almo Konstruksion ” shpk që ka një vit në dispozicion për të rregulluar rrugët. Puna ka nisur që tani përpara fushatës.

Bashkia Korçë në relacion thotë se ka përgatitur një listë paraprake të akseve/segmenteve rrugore për të gjithë territorin e bashkisë, në të cilat parashikohet të ndërhyhet për përmirësimin e shtresave.

Ky projekt zhvillohet në zona urbane prandaj parashikon edhe shtrimin e tubave fleksibël për pjesën e trotuareve dhe tuba çeliku për pjesën kaluese në rrugë nga një trotuar tek tjetri, për linjat e internetit dhe elektrike se bashku me pusetat e kontrollit të tyre. Pas përfundimit të asfaltimeve parashikohen edhe vijëzimët në rrugë” thuhet më tej.

Por çfarë do të bëhet konkretisht? Bashkia thotë se nuk kemi të bëjmë me shtrime rrugësh të reja, por mbushje gropash. “Në shumë raste dëmtimet e shtresave rrugore janë deri në thellësi, në të cilat janë krijuar gropëzime dhe çedime të konsiderueshme, të cilat në raste të veçanta këto dëmtime bëhen shkak edhe për aksidente serioze në këto akse rrugore.

Nisur nga kjo situatë, parashikohet përmirësimi i shtresave asfaltike dhe në raste të veçanta edhe përmirësimi i nënshtresave rrugore në disa prej akseve rrugore, të cilat konsiderohen të rëndësishme dhe me prioritet”. E thënë shkurt me pak fjalë, një milion Euro për të mbushur gropat për fushatë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit