Policia ka gjetur një mjet lundrues tip skaf dhe një automjet tip furgon në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës në fshatin Poro të Vlorës.
Mësohet se në brendësi të skafit dhe furgoni nuk është gjetur asgjë.
Policia është duke vijuar kërkimet në zonë, ndërsa dyshohet se mjetet mund të përdoreshin për lëndë narkotike.