Policia e Korçës ka arrestuar 4 persona pasi kanë kryera vepra të ndryshme penale.
Një nga të arrestuarit, 35-vjeçari me inicialet R. S. mësohet se ka kryer 2 vjedhje.
Në njërën nga vjedhjet ka marrë 450 euro në automjetin e shtetasit Dh. B., të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
35-vjeçari gjithashtu dyshohet se ka mashtruar një shtetas dhe i ka marrë një shumë parash.
Gjithashtu policia e Pogradecit ka arrestuar edhe 2 persona të tjera pasi 45-vjeçari me inicialet J. T., 4 iu gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
19-vjeçarit iu gjet një përforcuese grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Po ashtu për vjedhje u arrestua edhe 22-vjeçari me inicialet A. Sh..
Mësohet se 22-vjeçari ka vjedhur në dy lokale në qytetin e Korçës, dy celularë, një shumë lekësh dhe një palë çelësa automjeti.
Dyshohet se aika ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.