-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E zuri poshtë porta, në gjendje të rëndë 12-vjeçari shqiptar në Itali

Kryesoret

Mediat italiane raportojnë se një 12-vjeçar shqiptar ka mbetur i lënduar rëndë pasi e zuri poshtë porta prej hekuri e shtëpisë.

Fëmija ishte duke luajtur në oborr kur ndodhi ngjarja. Pranë tij ka qenë i ati, i cili po merrej me disa punë.

Për arsye që ende janë duke u hetuar, porta, rreth 7 metra e gjatë ka rënë mbi djalin. Ky i fundit e ka pasur të pamundur për ta lëvizur gjithë atë peshë.

I pari që ka vënë re ngjarjen ka qenë i ati. Ai ka tentuar të ngrejë portën e gjitha me aliazh metalik, por edhe për të ka qenë e pamundur.

Është dashur ndërhyrja edhe e disa fqinjëve për ta nxjerrë djalin dhe për ta dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit