Autoritet italiane kanë rënë në gjurmët e një shqiptar të dënuar për trafik droge, i cili tashmë është dëbuar nga territori italian.
Policia kanë zbuluar një grup prej 3 shqiptarësh, ku pas kontrolleve në mesin e tyre rezultoi se ishte dhe 33-vjeçari i dënuar më parë.
Raportohet se ai ishte dëbuar nga Italia në vitin 2016 dhe i ishte ndaluar hyrja në Itali, gjë që e detyroi atë të kalonte aktivitetin e tij kriminal në Zvicër ku u arrestua për të njëjtat akuza.
Pas zbulimit të tij ai u shoqërua nga autoritetet dhe u nis me një fluturim direkt drejt Shqipërisë.