-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënoi se do të digjte gruan dhe 2 fëmijët, dënohet shqiptari në Greqi

Kryesoret

Autoritet greke kanë dënuar një 38-vjeçar shqiptar pasi kërcënoi se do të digjte ish-bashkëshorten e tij 29-vjeçare dhe 2 fëmijët e tij.

Tashmë ai është dënuar me 2 vite e gjysmë burg. Ngjarja në familjen shqiptare ka ndodhur më 30 mars, ku burri ka shkuar në shtëpinë ku jeton nëna e re me fëmijët e tyre të mitur, ka thyer hyrjen kryesore të pallatit, është ngjitur në katin e katërt dhe i kërcënoi se do t’i vriste.

38-vjeçari kishte edhe 8 dënime të tjera për dhunë në familje, megjithatë ato ishin të pezulluara.

Ndërkohë në polici 29-vjeçarja ka deklaruar se kishte frikë për jetën e saj dhe të fëmijëve të mitur.

Sipas dëshmisë së saj kjo nuk është hera e parë që 38-vjeçari i kishte dhunuar dhe kërcënuar pasi kishte pas dhe raste të tjera.

Megjithatë, pavarësisht se ka bërë 11 denoncime dhe i pandehuri ka tetë dënime, ai është ende në kërkim, duke shkaktuar frikën e 29-vjeçares për jetën e saj.

“Dy vite që jemi bashkë dhe në tre muajt e fundit që jemi divorcuar, vazhdon të më kërcënojë se do të më vrasë, do të më djegë të gjallë me fëmijët dhe se do të na vendosë në zinxhirë”, ka thënë shqiptarja në gjykatë.

Shqiptari i ka mohuar akuzat duke thënë se ato ishin gënjeshtra dhe se ai kurrë nuk ka kërcënuar ish-bashkëshorten dhe fëmijët dhe se nuk ka ushtruar dhunë mbi peshën e saj.

Ndërsa nga hetimet rezulton se ai ishte dënuar pak muaj më parë me 31 muaj burg për dhunë në familje kundër ish-bashkëshortes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit