-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosja e serbit nga policia e Kosovës, Sveçla: Kanë nisur hetimet intensive

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal  ka reaguar për incidentin e sotëm që ka ndodhur në rrugën nacionale në mes të Leposaviçit dhe Zveçanit, ku është plagosur një serb.

Sveçla për me një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar se kanë filluar hetimet intensive të Inspektoratit të Policisë së Kosovës, por edhe vetë Policisë lidhur me rastin.

Sveçla tregoi detajet e sulmit, ku thotë se makina nuk i ishte bindur urdhrit të zyrtarit policor, andaj polici ka shtënë me armë.

“Sipas hetimeve të para, pas sinjalit të zyrtarit policor për ndalim, vozitësi nuk është ndalur por ka vazhduar në drejtim të Zveçanit. Pas kësaj, një zyrtar policor ka shtënë me armë në drejtim të veturës ku si pasojë, ka mbetur i plagosur qytetari M.J.,” thotë tutje ministri.

4 zyrtarë policorë janë arrestuar si pasojë e incidentit.

“Pas intervistimit nga ana e Inspektoriatit Policor dhe me vendim të prokurorit, 4 zyrtarë policor janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë me dyshimin se tre zyrtarë policorë nuk kishin raportuar lidhur me rastin dhe një zyrtar për mos raportim si dhe për përfshirjen e tij në rast. Të njëjtit gjatë ditës me rekomandim të IPK-së janë suspenduar nga PK. Me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave, hetimet do të vazhdojnë intensivisht dhe gjithë secili që ka bërë shkelje do të ballafaqohet me ligjin”, përfundon ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit