-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Derbi italian vishet i kuq, Milan fitore minimaliste në San Siro

Kryesoret

Milani ka fituar ndaj Napolit me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League.

Napoli e nisi më mirë takimin, duke rrezikuar që në start me Khvicha Kvaratskhelia, por vendasit larguan topin nga vija.

Pas tij ishte radha e Piotr Zielinskit i cili gjuajti nga distanca, por në vend ishte Mike Maignan.

Kuqezinjtë rastin e parë e kishin me Rafael Leoan, por ai gjuajti jashtë porte.

Goli erdhi në minutën e 40-të, kur Ismael Bennacer pas një kundërsulmi arriti të shënojë për 1-0.

Pjesa e dytë nuk kishte shumë raste shënimi, me të dy skuadrat që u treguan më të kujdesshme.

Në minutën e 75-të Andre Anguissa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për tu larguar nga loja.

Pas katër minutash karton të verdhë mori edhe Min Jea Kim që do të mungojë në ndeshjen kthyese.

Në minutën e 87-të kanë mundur të barazohen shifrat, por gjuajtja e Giovanni Di Lorenzos u prit nga Mike Maignan.

Milani mori një fitore minimale, para ndeshjes kthyese që zhvillohet pas një jave në stadiumin “San Paolo”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit