Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet procesi për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.
Gjatë seancës të kësaj së premteje, dëshmitari i drejtësise Luftar Reçi i është përgjigjur pyetjeve të avokateve të të pandehurve që akuzohen si organizatorë dhe porostitës, për dy vrasjet e bujshme të 17 viteve më parë.
Seanca e kësaj të premteje, është shoqëruar me debate mes dëshmitarit të drejtësisë Luftar Reci, të pandehurve dhe avokatëve mbrojtes.
Gjatë seancës, Reçi, dëshmitar i drejtësisë, i është drejtuar Hysit me fjalët se është një nga personat që do vritej.