Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Barimllari për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka ndarë një video para çeljes së fushatës zgjedhore e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.
Në video Braimllari nga stadiumi u shpreh optimist për 14 majin dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ku tha se fitorja do të jetë spektakolare.
“Stadiumi kombëtar është gazti për të pritur hapjen e fitores së “Bashkë Fitojmë”. Kjo do të jetë startimi i një fitoreje spektakolare të një ekipi të jashtëzakonshm nga Tirana në të gjithë Shqipërinë. Bashkë Fitojmë!”, tha Braimllari.