Policia e Vlorës ka arrestuar një 46-vjeçar me inicialet A. N me profesion doganier pasi lejoi mallra kontrabandë kundrejt ryshfetit.
Ai është arrestuar nën akuzën për veprën penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’
Njoftimi i policisë
Nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, u bë ndalimi i shtetasit A. N., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, me vendimin e datës 18 prill të vitit të kaluar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si doganier në portin e Vlorës, në këmbim të ryshfetit, ka lejuar futjen e mallrave kontrabandë.