Dy vëllezër N. Xh.(A) 32 vjeç dhe E. H.(A) 30 vjeç janë shpallur në nga Policia pasi kanë dhunuar një 21-vjeçar.
Të rinjtë për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht shtetasin D. Z., 21 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Policia po vijon punën për kapjen e dy vëllezërve dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokuori dhe shpallën në kërkim shtetasit N. Xh.(A), 32 vjeç dhe E. H.(A), 30 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Drashovicë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht shtetasin D. Z., 21 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast”– njofton Policia.