-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në rresht për një, momenti kur ndalohen 3 makina plot me emigrantë

Kryesoret

Policia ka arrestuar 3 shqiptarë të të Kosovës  pasi u kapën në tentativë për të transportuar 26 emigrantë të paligjshëm.

Në pranga kanë rënë Shkëlqim Shabani, 25 vjeç, Hysni Hafizi, 22 vjeç dhe Shkëlzen Islami, 47 vjeç, të tre banues në Kosovë. Të arrestuarit bashkëpunonin me njëri tjetrin për të transportuar 26 emigrantët të paligjshëm duke përdorur 3 automjete të ndryshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme, të mbështetura nga inteligjenca informative, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, drejt vendeve të BE-së, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Border”, si rezultat i të cilit nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, u arrestuan shtetasit:
-Sh. Sh., 25 vjeç, H. H., 22 vjeç dhe Sh. I., 47 vjeç, të tre banues në Kosovë.
Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, teksa transportonin kundrejt fitimit, me 3 automjete të ndryshme, 26 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Automjetet e përdorura nga këta shtetas për këtë veprimtari kriminale, si dhe celularët e tyre, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit