Autoritet greke kanë arrestuar një 17-vjeçar shqiptar pasi ka qëlluar me thikë një adoleshent grek pasi tentoi t’i vidhte telefonin në Akropoli.
Kur policët bastisën shtëpinë e shqiptarit. Arbër Muçaj në Agios Panteleimonas ai pranoi krimin.
Shqiptari gjithashtu është shprehur për veprimin e kryer.
“Takova një ditë më parë shokun tim dhe dolëm për shëtitje në Manastiraki. Ne pamë disa njerëz dhe vendosëm t’u merrnim celularët.
Me pretekstin se doja një cigare, iu afrova dhe i kërkova një. Kur u afruam nxora një thikë që kisha në xhepin e majtë të pantallonave, ia vura në bark dhe i thashë të më jepte celularin.
Ia kapa çantën por ai më shtyu dhe më pas e godita dy herë me thikë, një herë në bark dhe një herë në qafë nëse më kujtohet mirë. Shoku im mori çantën dhe ne vrapuam. Ndërsa vraponim, më ra thika. Në një moment u ndamë me të pandehurin. Mora metronë dhe shkova në shtëpi.
I hoqa rrobat dhe i futa në lavatriçe. Nga sa pashë, vetëm pantallonat e mia kishin gjak mbi to. Nuk i thashë asgjë askujt. Jam penduar për atë që kam bërë dhe kërkoj falje. Nuk doja ta godisja,” tha i mituri.