-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarët shpenzojnë 147 euro për frymë për t’u veshur, më e ulëta në Europë

Kryesoret

Shtetasit e Shqipërisë dhe ata të Kosovës kanë shpenzimet më të ulëta për frymë në vit për veshje e këpucë, sipas të dhënave të Eurostat, një tregues indirekt ky i varfërisë së tyre.

Sa më pak të ardhura në dispozicion, aq më të ulëta janë shpenzimet e konsumatorëve për mallra jo të domosdoshme, duke nxitur blerjen e produkteve të lira.

Sipas të dhënave të Eurostat, shpenzimet nominale për frymë të shtetasve shqiptarë në vitin 2021 ishin 147 euro, shumë më e ulët sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 681 eurosh.

Për Kosovën e dhëna është e vitit 2020, me 130 euro për frymë.

Të gjitha vendet e rajonit, që janë dhe më të varfrat në Europë shpenzojnë më pak për veshje, ku më e larta regjistrohet në Malin e Zi, me 348 euro për frymë në vit.

Në total, shpenzimet për veshje e këpucë në Shqipëri për vitin 2021, sipas Eurostat ishin 413 milionë euro.

Rekordin në Europë për veshje e mbajnë norvegjezët, austriakët, danezët, me mbi 1 mijë euro për frymë në vit, të ndikuara dhe nga çmimet e larta të veshjeve në këto vende, por nuk mbeten pas as italianët (943 euro), që ndonëse nuk janë aq të pasur sa vendet nordike shpenzojnë shumë për veshje, si për të “justifikuar” perceptimin që ata janë qendra e modës. /Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit