-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në veri, Vuçiç: Ditë të vështira për serbët

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se dita e diela e 23 prillit, kur do të mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës, do të jetë një ditë e tmerrshme për demokracinë dhe ditë e vështirë për popullin serb. Ndër të tjera Vuçiç u shpreh për mediat vendase, se kjo ditë do të jetë turpi i botës për Evropën dhe QUINT-in.

“Të dielën në veri të Kosovës do të jetë një ditë e tmerrshme për demokracinë dhe një ditë e vështirë për popullin serb, ditë në të cilën zyrtarisht do të shënohet turpi i Evropës dhe i botës për atë që organizuan. Ne kemi dhjetë vjet që marrim pjesë në zgjedhje dhe ju nuk e keni formuar Asociacionin. Do të jem shumë i hapur, ky është një turp për vendet e Quintpit. Do të bëjnë zgjedhje dhe do t’i pranojnë…“-u shpreh Vuçiç.

Presidenti i Serbisë njoftoi se nuk ka më asnjë kandidat serb në asnjërën nga komunat në veri, pasi Jabllanoviç hoqi dorë nga pjesëmarrja sot në zgjedhje.

“Janë kandidatët e Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit, të cilët do të tërheqin votuesit që të arrijnë diku mbi katër për qind. Turp për të gjithë ata, gjithë Quinta, gjithë ata gënjeshtarë! – theksoi Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit