-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Djali i zëdhënësit të Putinit “iu bashkua Wagnerit”

Kryesoret

Djali 33-vjeçar i zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ka shërbyer me grupin mercenar Wagner në Ukrainë për gati gjashtë muaj.

“Ishte detyra ime… Nuk mund të ulem në një anë, duke parë sesi miqtë dhe të tjerët kanë shkuar atje”, tha Nikolai Peskov.

Wagner është një “kompani ushtarake private” në Rusi dhe tani ka famë ndërkombëtare për krimet e dyshuara të luftës dhe abuzime të tjera në Ukrainë.

Grupi ka rekrutuar mijëra të dënuar nga burgjet, pas humbjeve të mëdha.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e Nikolai Peskovit për shërbimin e tij në Wagner – trupat e të cilit janë përfshirë në luftime intensive për kontrollin e qytetit Bahmut në Ukrainë, tash e sa muaj.

Është e rrallë që një anëtar i elitës ruse të zgjedhë t’i bashkohet grupit, pasi shumë si ai kanë dalë jashtë Rusisë për të shmangur rekrutimin në ushtri të rregullt.

Nikolai Peskov njihet gjithashtu si Nikolai Choles dhe flet rrjedhshëm anglisht, pasi ka kaluar disa vite në Londër. Ai ka punuar si korrespondent për transmetuesin shtetëror rus, RT.

Edhe ai, edhe babai i tij janë nën sanksione të SHBA-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit