Kolegji Zgjedhor ka rrezuar ankimimin e PD për kandidatin e PS në Mallakastër për zgjedhjet e 14 majit, Qerim Ismailaj.
Ai tashmë është zyrtarisht kandidat për zgjedhjet lokale. PD më parë u shpreh se Ismailaj nuk mund të merrte pjesë në zgjedhje pasi atij nuk i kishte përfunduar akoma afati i ndalimit të kandidimit pasi ishte dënuar më parë nga gjykata.