-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisioni i Ekonomisë shtyn diskutimin për ligjin për pagat

Kryesoret

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave i drejtuar nga Edurat Shalsi njoftoi sot shtyrjen e diskutimit për ligjin për pagat dhe për ndryshimin e statusit të magjistratëve.

“Për ligjin për pagat dhe shpërblimet dhe për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve doja të informoja deputetët që për këto çështje ne kemi ministren e Financave prezentë bashkë me stafin. Për këto dy ligje do të sugjeroja se duhet ta shtymë diskutimin.

Për ligjin e pagave, disa deputetë në dijeninë time do të ndërmarrin amendime për ndryshimin e ligjit. Ligjet e parashikuara për tu diskutuar në seancë parlamentare të enjten, por deputetë të të dy krahëve më sugjeruan se do bëjnë propozime.

Unë si kam parë ende të zbardhura, por i gjej të arsyeshme dhe këtu nuk them njërin apo tjetrin krahë, por flas për të dyja krahët. I propozoj shtyrjen. Edhe komisioni i ligjeve, që ishte komision për dhënie mendimi se ka zhvilluar sot mbledhjen.

Unë mendoj se kjo kërkon një vlerësim edhe shqyrtim më të thellë. Unë propozoj pra të shtyhet diskutimi, për të marrë kohën e mjaftueshme për ta diskutuar më në thellësi”, tha Shalsi.

Pak javë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi rritjen e pagave, por për një pjesë të administratës duhet të bëhet miratimi në Kuvend përpara se të futet në fuqi. Për këtë pjesë sot ishte përcaktuar diskutimi, përpara se të kalojë në kuvend të enjten, por që janë shtyrë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit