Katër të rinj të vdekur dhe dy të plagosur rëndë, është ky bilanci i një aksidenti të rëndë rrugor që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bari, në Itali. Sipas informacioneve të para nga zjarrfikësit, në aksident janë përfshirë dy makina.
Zjarrfikësit që kanë ndërhyrë në vendngjarje kanë nxjerrë edhe dy persona të plagosur rëndë nga mjetet e shkatërruara, ndërsa shkaku i aksidentit mbetet ende i panjohur.
Sipas informacioneve fillestare, 4 viktimat ishin të gjithë të moshës nga 17 deri në 27 vjeç. Aksidenti ndodhi përgjatë rrugës provinciale 231 midis Modugno dhe Bitonto, në drejtim të veriut. Dy të plagosurit janë të dy të shtruar në spital, në gjendje të rëndë për veten.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, një Renault Scenic dhe një Opel Corsa të cilat janë përplasur kokë më kokë. Katër viktimat ishin në bordin e automjetit Opel, i cili përfundoi përtej rrugës.
Dy makinat janë përplasur kokë më kokë për shkaqe që po hetohen nga policia. Pas përplasjes njëra nga makinat, siç tregojnë pamjet, ka përfunduar jashtë rrugës.