Autoritet italiane kanë arrestuar një 21-vjeçar i pastrehë me kombësi shqiptare pasi u kap në një ngarkesë droge të fshehur në një kontejner me banane në zonën doganore të Portit të Vado Ligurian, Savona).
Kontenieri i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm që ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e 85 kg kokainë, e ndarë në 75 pako.
Në momentin e arrestimit shtetasit shqiptar ju gjet një celular dhe pajisje të ndryshme të përshtatshme për hapjen me dhunë të kontejnerit.
Ai u dërgua në burgun e Genova Marassi.
Porti i Vados njihet si një udhëkryq për trafikun ndërkombëtar të drogës, ku që nga fillimi i vitit 2023 më shumë se 250 kg kokainë janë sekuestruar falë aktivitetit të përbashkët të doganierëve dhe Guardia di Finanzza.