Të arrestuarit janë nga mosha 32 deri në 36 vjeç. Mësohet se ata merreshin me kultivim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi 2000 bimë marijuanë, peshore elektrike, çanta ambalazhi dhe mjete të tjera në funksion të kultivimit dhe paketimit të drogës.