Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali ku ka mbetur i plagosur një 42-vjeçar shqiptar para lokalit të tij në në Momteçhio Moggiore.
Sipas raportimeve të mediave të huaja shqiptari ka qenë duke hapur lokalin e tij në momentin që pranë tij është afruar një person dhe e ka goditur me thikë 2 herë.
42-vjeçari nga godijet e thikës është plagosur në kofshë dhe goditja tjetër i ka shpuar mushkëritë.
Autori menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për kapjen e tij.
Pavarësisht plagëve të rënda, ai ka arritur t’i telefonojë një familjari që jeton jo shumë larg dhe ka dhënë alarmin.