-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit, policia: Do ekstradohen nga Londra

Kryesoret

Tre nga gjashtë të kërkuarit për vrasjen e Ardian Nikulajt janë arrestuar nga policia në Britaninë e Madhe. Mes tyre është Edmond Haxhia, i cili dyshohet si organizator i atentatit ndaj biznesmenit nga Lezha. Arrestimi i tyre është bërë në Londër.

Të tre, Haxhia, Thomas Mithan dhe Steven Hunt kanë qenë nën shoqërinë e njërit tjetrit në momentin në momentin e arrestimit. Pritet që të arrestuarit të ekstradohen në Tiranë sepse mes dy vendeve ka një marrëveshje që e lejon diçka të tillë.

Arrestohet porositësi dhe spiunët e vrasjes së biznesmenit në Shëngjin

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe kërkimore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj, falë shkëmbimit të informacionit në kohë, Policia britanike mundi të lokalizojë në Londër, të kapë dhe të vërë në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, 3 prej shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit Edmond Haxhia, Thomas Mithan dhe Steven Hunt“, njoftoi policia.

Policia shqiptare jep detaje mbi arrestimin e porositësit dhe spiunëve të vrasjes

Edmond Haxhia u largua nga Shqipëria më 20 Prill, një ditë pas vrasjes. Shqiptari, i cili mban edhe nënshtetësi britanike, është zbuluar nga hetimet që ka marrë me një makinë tip “Golf 5” Harriet Bridgeman dhe Thomas Mithan në Rinas duke i zhvendosur në Shëngjin. Po në të njëjtin vend ka marrë edhe portugezin Ruben Saravia, që është në kërkim me dy britanikët e tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit